Dështon plani i 26-vjeçarit, shtëpi bari në Peruxhia


Karabinerët kanë zbuluar një plantacion me kanabis në qytezën e Fanos afër Peruxhias në Itali. Pas informacioneve të marra, ata si fillim kanë kapur 6.5 kilogramë marijuanë të thatë, të gatshme për treg, ndërkohë që gjatë kontrollit në banesë kanë zbuluar po ashtu edhe një hapësirë prej 100 metrash katrorë të përshtatur me drita për rritjen e kanabisit.

Mediat atje bëjnë me dije se hapësira ishte përshtatur mirë nga 26-vjeçari shqiptar me qëllim që të mos zbulohej prej kontrolleve nga ajri apo rastësore.

“Mbi të ishte mbjelluar bar dhe mund të kullosnin lehtësisht kafshët”, raportojnë mediat italiane.