Dalin detajet tronditëse/ Polici që v rau kolegun brenda në komisariat ishte përdorues dhe shpërndarës d roge


Dalin detaje të reja tronditëse për policin e patrullës së përgjithshme Ludian Zaimi.

Ky i fundit vrau me 6 plumba brenda në komisariatin nr.3 kolegun e tij, efektifin Çaush Saliasi.

Dyshohet se autori 25-vjecar ishte përdorues dhe shpërndarës i lëndëve narkotike.

Madje ai nuk i është nënshtruar as testit që është bërë brenda rradhës së uniformave blu përsa i përket efektivëve që mund të ishin konsumues të këtyre lëndëve.

Sipas gazetares Anduena Llabani, Zaimi ishte madje edhe pjesë e patronazhistëve të Partisë Socialiste.

“Për punonjësit e Komisariatit nr. 3 është një shok. Autori Zaimi është shprehur i penduar për krimin. Ai e ka ngritur alibinë e tij, duke e justifikuar me bullizmin që 60- vjeçari Saliasi ndiqte, duke e ngacmuar dhe duke e bërë humor, kjo ka qenë e njohur nga punonjësit e Komisariatit. Autori është njeri i mbyllur, por s’ka pasur asnjë ankesë zyrtare. Viktima njihej si njeri që bënte humor me të gjithë. Autori kishte vetëm 1 vit e gjysmë që kishte dalë nga shkolla. Mungonte asistenca psikologjike ndaj këtyre punonjësve të policisë.

Autori ishte njeri i mbyllur, thoshte vetëm mirëmëngjes dhe nuk komunikonte me punonjësit e tjerë. Dyshohet se autori është një përdorues dhe shpërndarës i lëndëve narkotike, emri i tij rezulton te patronazhistët. Nuk ka asnjë precedent penal. Ka faj sistemi, por duhet të jemi më selektiv në përzgjedhjen e punonjësve të Policisë. Në Komisariatin nr. 3 nuk është kryer testi i drogës”, ka deklaruar Llabani.