Bindën çiftin grek se janë xhindosur, shqiptarët i marrin paratë për të larguar të keqen


Magjitë janë një nga shqetësimet më të mëdha të shqiptarëve, të cilët shquhen edhe si një popull shumë supersticioz. Kemi dëgjuar plot ngjarje ‘të zeza’ nga persona të ndryshëm, që sipas të cilëve kanë ndodhur si pasojë e këtyre riteve të pazakonta, që zakonisht ndodhin edhe nga persona të veçantë. Një rast i tillë, por më i çuditshëm ka ndodhur në Greqi. Një çift grek ka rënë pre e një mashtrimi të mirëmenduar dhe djallëzor nga një familjeje shqiptare. Kjo e fundit bindi dy të dashuruarit grek se janë të mbytur në magji dhe më pas i zhvatën nga xhepat për të zgjidhur “magjitë”.

Shtetasi grek i identifikuar si Athanasios P. ka folur për gazetën “Peloponnisos” për ngjarjen e tij e pabesueshme që ai dhe gruaja e tij po jetojnë prej 4 vitesh.

“Familjen H. e kam takuar 4 vite më parë. Në vitin 2018 kam qenë në gjendje të mirë financiare. Jam afruar më këtë familje ku kam punësuar edhe babain e tyre. Por ai ishte dinak, së bashku me gruan dhe vendosën të përfitonin nga fakti që unë dhe gruaja ime nuk kishim pasur fëmijë. Arritën të më mashtronin në mënyra të tmerrshme duke keqpërdorur ndjeshmërinë time dhe veçanërisht mbi “dhimbjen” që ndjente gruaja ime, e cila nuk mund të bëhej nënë. Isha i bindur që dikush kishte xhelozi ndaj nesh sepse puna më shkonte mirë dhe ata më thanë se na kishin bërë magji. Konkretisht, ai më fliste për magjinë e zezë. Në gusht të vitit 2019, me pëlqimin tim, shkuam në Shqipëri. U njoha me një zotëri të quajtur Sokrat Sp. i cili më mori 5000 euro për të më zgjidhur magjitë. Natyrisht, familja shqiptare nuk u ndal me kaq. Gruaja dhe vajza e tij Ana arritën të më bindin në mënyra të ndryshme me truke të ndryshme, gjithmonë në drejtim të magjisë së zezë. Bëra gabim të madh që dhashë një pjesë të mirë të pasurisë së tyre. I kam të gjitha bisedat dhe mesazhet në celular ku më kërkojnë 25 mijë euro për të zgjidhur magjitë dhe 20 mijë euro të tjera për të më lënë të qetë dhe për të mos më mërzitur më. Gruaja dhe vajza na telefononin më shumë se 20 herë në ditë, madje edhe në fshehtësi. “Gruaja ime është në prag të vetëvrasjes,”-tha ai.

Sipas protothema.gr, Athanasios P., thotë se kjo familje është e përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme që tashmë janë bërë të njohura në zonën e Akaisë Perëndimore. Athanasios P. ka bërë padi ndaj familjes shqiptare ndërsa procedimi penal ndaj tyre është në pritje.