A do t’i bashkohet Mali i Zi Ballkanit të Hapur? Ja si përgjigjet kryeministri Abazoviç


Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka deklaruar këtë të martë se është pro nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Në një intervistë për mediat, Abazoviç është shprehur se “Ballkani i Hapur” është krijuar për të përfshirë gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor.

Më tej ai theksuar se Kosova do të kishte përfituar më shumë nga kjo iniciativë.