A do të tërhiqet Serbia nga KE nëse anëtarësohet Kosova? Vuçiç zihet ngushtë në konferencë me Scholz


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është zënë pak sa ngushtë kur është pyetur pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, të mërkurën mbrëma, nëse vendi i tij do të tërhiqet nga Këshilli i Evropës nëse anëtarësohet aty Kosova, raporton Koha.

Vuçiç tha se shpreson “të respektohet ajo që gjithçka është shkruar dhe nënshkruar të vihet në praktikë”. Por këtu ndërhyri kancelari gjerman, duke thënë se shpreson që Serbia do të mbetet në KE.

“Unë dua që Serbia të mbetët në Këshillin e Evropës, që të gjithë të jemi në Bashkimin Evropian”, tha Scholz.

Kohëve të fundit, janë shtuar thirrjet për aplikim të Kosovës për anëtarësim në KE, sidomos pas përjashtimit të Rusisë.

Më herët, Scholz ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në orët e mbrëmjes të së mërkurës, Kurti e Vuçiç do të takohen veçmas edhe më emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.