I dashuruar marrëzisht/ Historia e pazakontë e shqiptarit, si u dëbua 14 herë nga Italia dhe prapë kthehej


Një histori e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Itali, me protagonist një shqiptar.

Ai është dëbuar 14 herë nga shteti fqinj, por sërish nuk dorëzohej për tu kthyer.

Bëhet fjalë për një 38-vjeçar, i identifikuar si Emiljano F., i cili tani duhet që të vuajë 5 vite e 11 muaj burg.

E të gjithë këto peripeci shqiptari është shprehur se i ka bërë pasi është i dashuruar marrëzisht me një grua.

E gjithë historia ndodh në Regio Emilia.

Ai është shprehur se donte që të rrinte me mikeshën e tij, S. Ilario dhe ishte përkushtuar për të rregulluar gjendje tij ekonomike dhe donte të qëndronte në Itali.

Ai në fakt kishte marrë edhe një leje qëndrimi, me ndihmën e mikshës së tij.

Por shqiptari dukej se kishte disa llogari të hapura me drejtësinë italiane dhe ishte i dënuar në disa rajone të vendit fqinj.

Tani ai duhet që të vuajë dënimin prej 5 vitesh e 11 muaj burg, dhe ndaj tij ka edhe akuza për vjedhje.

Një ditë më parë është arrestuar dhe tani duhet të vuajë dënimin.

Ai ka kërkuar nga mikesha e tij, për të cilën ishte kthyer përherë në Itali, që ta presë deri në përfundim të dënimit.