“Udhëheqësi më atipik i historisë sonë” Rama kujton Ibrahim Rugovën në 16 vjetorin e ndarjes nga jeta


Kryeministri Edi Rama i është bashkuar reagimeve të sotme me rastin e 16 vjetorit të ndarjes nga jeta të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai e cilëson Rugovën si një njeri të madh të historisë.

MESAZHI I RAMES
????Në këtë ditë të ngarkuar emocionale të vitit, kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më atipik ndër të shquarit e historisë sonë, presidentin e parë të shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare?