“Si trimi në ballë u sule” Meta shfaqet mes borës dhe reciton vargjet e Naim Frashërit (VIDEO)


Pasi ishte dje në Shkodër, ku këndoi dhe këngën e njohur të qytetit verior “O shpirt sa të du”, presidenti Ilir Meta është shfaqur sot në Korçë, duke shijuar bukurinë e botës.

Ai shihet në një video teksa reciton disa vargje të Naim Frashërit, poezi që poeti ia kushtoi hapjes së mësonjëtores shqipe në Korçë.

“Lumja ti moj Korç’ o lule!

Q’i le pas shoqet e tua
Si trimi në ball u sule,
Ta paçim për jetë hua”, reciton Meta. Ndërkohë që në FB e shqëron videon me mbishkrimin:
“Bardhësi dhe mbarësi përherë për Korçën, të parën lule!”.