Parashikimi i motit për ditën e sotme, e enjte 13 janar 2022


Dita e sotme do të ndikohet nga masa ajrore të qendrueshme, të thata dhe të frohta.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Gjatë orëve të mëngjesit, në zonat luginore parashikohet mjegull e dendur, si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore për shkak të temperaturave të ulta.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësinë 13-15m/s.

Temperaturat: në zona malore -10 deri -1°C, në zona e ulëta -4 deri 7°C dhe në zona bregdetare -1 deri 9°C.