Një kamarier shqiptar, që i preu kokën shefit të tij me thikë djathi, ka vendosur të apelojë burgimin e përjetshëm. Jonathan Limani vrau Christopher Varian në Oxfordshire Golf Club në Thame, në Gusht të vitit 2010, pak javë pasi kishte mbërritur në Britani.
Limani zotëronte pasaportë suedeze. Ai e vrau shefin e tij në kohën kur ky i fundit po pinte një cigare.
Gjykata e dënoi atë me burgim të përjetshëm në vitin 2012-n, me një minimum prej 19 vitesh në qeli. Fillimisht ai u izolua në spitalin psikiatrik të sigurisë së lartë, por më pas u rikthye në Suedi. Tashmë mediat suedeze raportojnë se një gjykatës ka refuzuar kërkesën e 44-vjeçarit për ta konvertuar dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me vite të caktuara burgu.
Një bord mjekësh thanë se Limani përbën rrezik për shoqërinë, pavarësisht se mësohet të ketë shfaqur shenja pendese për krimin makabër.