Gruaja humb foshnjën gjatë shtatzënisë, burri e denoncon në polici, nisin hetimet


Një burrë ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij e ka humbur foshnjën gjatë shtatzënisë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Pejë, njofton policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, do të kryhet autopsia e foshnjës. Sakaq, rasti vazhdon në procedurë hetimore.

“Hetim i vdekjes-Pejë, 12.01.2022-21:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare gjatë shtatzënisë ka humbur foshnjën. Me vendim të prokurorit do të kryhet autopsia e fëmijës. Rasti në procedurë hetimore”, ka bërë të ditur policia.