Grabitet “Naim Frashëri”, hajdutët hyjnë në shkollë gjatë natës, shkatërrojnë bazën materiale


Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Gjirokastër ka rënë pre e grabitësve. Persona ende të paidentifikuar, janë futur gjatë natës duke shkatërruar keq derën kryesore. Mësohet se kjo është hera e tretë që kjo shkollë grabitet.