“Ç’po na dëgjojnë veshët! Fale o Zot” Rama e ironizoi, Meta shpërthen i revoltuar


Në një bashkëbisedim me gazetarët sot kryeministri Edi Rama ka folur për ngjarjen e rëndë të 21 janarit, ku ndër të tjera ka ironizuar presidentin Ilir Meta, duke thënë se si prisni të përgjigjet ai për këtë çështje.

Pas kësaj, i menjëhershëm ka qenë reagimi i këshilltarit të Kreut të Shtetit, Tedi Blushi.

Ai shkruan se mllef dhe inat kaq të madh me  Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë mund të ketë!
Fale o Zot!’.

Kujtojmë që Presidenti këtë 21 janar ishte në Korçë dhe nuk dha asnjë përgjigje për gazetarët kur e pyetën për 11 vjetorin e vrasjeve të katër protestuesve në vitin 2011.

REAGIMI I PLOTE

Ç’po na dëgjojnë veshët!

Korça e arsimit, artit, kulturës dhe qytetarisë pa vlera? Teatri “Andon Zako Çajupi” pa vlera? Artistët e mirënjohur korçarë pa vlera?

Kush ka më shumë vlerë? Zhgarravinat që shiten si piktura? Apo pocaqitë e baltës që shiten si “vepra arti”?

Mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë mund të ketë!