A do të ndryshojnë masat me rritjen rekord të infektimeve? Mblidhet sot Komiteti i Ekspertëve


Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet sot për të dhënë informacionet më të fundit mbi situatën pandemike në vend.

Mbledhja e Komitetit të Ekspertëve do të zhvillohet në orën 10:30, ndërsa nuk dihet ende nëse do të informohen masa të reja anti-Covid apo do të vijojnë të mbeten në fuqi ato që janë aktualisht.

Ajo që dihet është se java e fundit ka shënuar një rritje rekord infektimesh, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, kjo edhe për shkak të mbërritjes së variantit më të transmetueshëm të koronavirusit, Omicron.