Rama në Universitetin Shtetëror të Miçiganit: Kemi firmosur marrëveshjen për t’i dhënë forcë Universitetit tonë Bujqësor


Kryeministri Edi Rama ka vizituar Universitetin Shtetëror të Miçiganit ku theksoi se ky është një nga universitetet më prestigjioze amerikan.

Ai tha se me programe e projekte të përbashkëta, do i mundësojmë të rejave dhe të rinjve shqiptar studime të nivelit të lartë.

“Ishte vizitë e jashtëzakonshme nga pikëpamja e interesit, për të krijuar një lidhje mes universitetit të famshëm të SHBA-ve dhe universitetit tonë të Bujqësisë e jo vetëm. Këtu jam me profesorin që koordinon këtë proces. Pasi kemi firmosur një marrëveshje, ne presim që në fillim të vitit të ardhshëm të kemi në vizitë pune për t’i dhënë forcë të re universitetit Bujqësor. E duke i dhënë mundësi studentëve tanë që të qëndrojnë këtu”, tha Rama.