“Je e sëmurë mendore”/ Debati mes Samiut dhe Efit degradon në ofendime


Pas debateve që kanë pasur në studio dhe në prapaskenë, Samiu u përball sonte me Efin në “Për’puthen Prime”.

Konkurrenti e ka akuzuar Efin se po luan në program, ndërkohë që me Brunon njihet më parë dhe ka bërë plan të dalë bashkë me të.

Samiu: Me Brunon, dy javë para se të vije ti kisha biseda të mira. Tha jam i mërzitur pastaj tha do të vijë dikush dhe do dal me të. Ju keni bërë plane që para se të vije ti

Efi: Nuk është e vërtetë. Më vjen keq që nuk është Bruno këtu..

Samiu: Kam folur me persona të sezonit të dytë

Efi: Ku i ke faktet?

Samiu: Pse më ka thënë Bruno që do të vijë dikush që e njoh

Efi: Nuk e njoh. E kam ndërgjegjen e pastër. Nuk më intereson. Edhe për ata që thua të kanë marrë në telefon, si i beson ti?

Gjatë debateve në studio, Samiu e ka ofenduar konkurrenten, duke e quajtur injorante dhe arrogante, ndërsa ofendimet nuk i kurseu as në këtë përballje.

Efi: Nuk e ke ndryshuar sjelljen. Më kë thënë të pëlqej, por ti ke problem me veten

Samiu: Janë gjëra që më kanë futur në dyshime.

Efi: Pse e justifikon veten? Ti i ke bërë ato veprime…

Samiu: Paske probleme psiqike, pse s’po më kupton

Efi: Çfarë the mo. Nuk merrem më…

Samiu tha se ka mesazhe e telefonata që thonë se Efi po bën lojë por nuk tregoi asgjë konkrete, ndërsa Efi u përgjigj se “nuk merrem me njerëz që më ofendojnë. Unë me të nuk flas më”./tch