Italia e bën zyrtare: Vaksinim me detyrim për të gjithë popullsinë, ja kur fillon aplikimi


Një vendim i rëndësishëm pritet të merret nga Italia për sa i përket vaksinimit me detyrim të popullsisë. Mediat italiane raportojnë se qeveria ka vendosur që të kërkojë “Pasaportën Jeshile” për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe atë privat. Askush prej tyre nuk do të pranohet në punë nëse nuk është vaksinuar.

Vendimi, i cili pritet të firmoset nesër nga kryeministri Mario Draghi  do të të fillojë të aplikohet mes datave 10-15 tetor dhe do të përfshijë të gjithë Italinë.