Një shqiptar po bën xhiron e mediave greke, pasi ka deklaruar se i vetëm ka shuar flakët që kishin mbërthyer një rrugë kryesore në vend. Shqiptari po udhëtonte me makinën e tij, kur është ndaluar nga një gazetare greke dhe është pyetur për situatën në vend.
Këtu, shqiptari nuk u përmbajt dhe tha se gjendja ishte e shkëlqyer dhe se të gjithë zjarrin e kishte fikur ai, pasi sipas tij, vetëm një person nga Shqipëria futet mes flakëve.
“Shumë e mirë, shumë e mirë është gjendja. Të gjithë zjarrin e fika unë. Shqiptar jam. Kam punuar këtu, kam marrë lekë. Vetëm shqiptari kalon në mes të flakëve,”- tha ai ndër të tjera.
Pjesë nga Intervista:
Gazetarja: Mirëmëngjes, jeni të zonës këtu?
Shqiptari: Po, po, po.
Gazetarja: Si është gjendja keni shtëpi këtu?
Shqiptari: Shumë mirë, të gjithë unë e fika, unë.
Gazetarja: Jeni vullnetarë, apo zjarrfikës?
Shqiptari: Jo nuk jam, shqiptar jam, shqiptar por kam punuar kam marrë lekë.
Gazetarja: Keni shtëpi këtu, fikët zjarrin, çfarë bëtë?
Shqiptari: Fika zjarrin, bashkë me ca të tjerë, unë me makinë..kush kalon këtu në mes të flakëve, shqiptari kalon.
Gazetarja: Faleminderit shumë./dosja