Najada Çomo e refuzoi/ A do ta marrë mandatin e deputetes? Ja si përgjigjet Mimi Kodheli


Sot kryeministri Edi Rama bëri me dije se Najada Çomo ka hequr dorë nga mandati i deputetes për t’iu përkushtuar pacientëve të infektuar me variantin “Delta” të C OVID19.

Por sipas Kodit Zgjedhor, Çomo, e cila mbante numrin dy në listën e socialistëve të 25 Prillit, do të zëvendësohet nga kandidatja grua pasuese në listë me numrin më të madh të votave.

Kandidatja e cila vjen e para në listën e socialistëve dhe që ka mbledhur më shumë vota është ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Në një prononcim për mediat, Mimi Kodheli me një përgjigje diplomatike dhe jo të drejtpërdrejtë la të kuptonte se do ta merrte mandatin e deputetit.

“Sipas Kodit Zgjedhor më takon mua“, u shpreh Kodheli.

Ndërsa nëse Mimi Kodheli vendos të refuzojë mandatin, atëherë ai i shkon kandidates Dallëndyshe Bici.