Dorëheqja e Mark Markut, Gjekmarkaj: Do përballem me qeverinë më të pështirë të 30 viteve!


Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka shprehur keqardhjen për largimin e Mark Markut nga grupi i deputetëve të PD.

Ai thotë se largimi i tij është një lajm i keq për politiken, ‘për Parlamentin e ri të Shqiperisë e shumë më teper për PD dhe të djathten e këtij vëndi’.

Në reagim ai shton më tej se do përballet “dhëmb per dhëmb e sy per sy me qeverinë më banale e korruptive , më të keqen e më të peshtiren e ketyre 30 viteve”

Statusi

“Ndiej keqardhje të thellë që mikun e shumë betejave të perbashkëta pse jo edhe mik jete Prof Mark Markun nuk do ta kem në krah në betejat parlamentare ! Për mua, për shumë qytetarë dhe demokratë ishte një lajm trishtues vendimi i tij për tu largur në kontekstin e arsyeve që ai paraqet me zhvillimet brënda PD ! Të gjithë atyre që nxitojnë për një shkak a një tjeter të hedhin baltë , të bëjne insinuata ndaj Markut për trille a komplekse, a thjeshtë për cmirë, ndiej detyrimin t’ju them që Mark Marku është personalitet akademik, publik e politik me integritet të lartë e të pacenueshem, njeri i vendimeve të guximshme të cilat lënë shije habie nga pas por edhe shumë nevojë për reflektim e meditim.Duhet të maten mirë kur i mbushin grushtat me baltë për të rënë në sy si gardian të devotshem. Largimi i tij është një lajm i keq për politiken, për Parlamentin e ri të Shqiperisë e shumë më teper për PD dhe të djathten e këtij vëndi ! Une e besoj plotesisht që Mark Marku do jete ai zëri unik dhe i paekuivok si gjithmonë në llogoren ku rrinë të gjithë ata që perballen me regjimin kleptokratik të Edi Rames !! Qytetarëve të Lezhes , Mirdites dhe Kurbinit, votuesve tanë, qytetarve dhe demokrateve ndiej për detyrë tu them perpjekja do të jetë maksimale për ti përfaqesuar për të mbajtur çdo premtim etik që sëbashku me Prof Markun u bëmë gjatë fushates elektorale për një perballje , të pashoqe, të pakompleksuar, dhëmb per dhëmb e sy per sy me qeverinë më banale e korruptive , më të keqen e më të peshtiren e ketyre 30 viteve !! Diversioni që bën sot pushteti me mediat e veta për largimin e Markut do të jetë në pak ditë një kafshatë që nuk kaperdihet për të! Do ta kenë perballë siç e kanë patur komunistet , neokomunistet , kleptokratet dhe hajdutet në keto 31 vjet pluralizem!”