“Kjo nuk ishte parashikuar” Temperaturat 38 gradë celcius, ndodh e papritura në Prishtinë (VIDEO)


Pasditen e sotme një stuhi e papritur ka përfshirë Prishtinën.

Ajo ka zgjatur për disa minuta dhe u shoqërua nga një erë e furishme e bashkuar me shi.

Nuk raportohet për dëme të mëdha.

Meteorologët thanë se, kjo stuhi, nuk ishte parashikuar të ndodhte, ndaj dhe ishte e papritur.  Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se moti në ditët e ardhshme do të jetë i qëndrueshëm, ku do të mbizotrojnë temperaturat e larta dhe i nxehti afrikan.

“Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes”, njoftoi IHMK.