Tronditëse! Ushtari për dhu nohet në grup nga 6 shokët e ushtrisë


Një 32-vjeçar në Greqi, ka hapur një proces gjyqësor në drejtësinë ushtarake, duke thënë se me urdhër të një oficeri ai u përdhunua në një kamp kur u regjistrua 10 vjet më parë.

32-vjeçari, ankohet se u përdhunua brenda një kampi dhe ngriti një padi kundër gjashtë personave në Gjykatën Ushtarake të Athinës. Incidenti ndodhi në një Qendër Trajnimi ku ai u thirr të paraqitej për të kryer shërbimin ushtarak në 2009.

Ankuesi deklaron se me urdhër të një kapiteni, ai u dërgua brenda në zyrën e mjekut në qendër, ku tre ushtarë e imobilizuan dhe njëri prej tyre e përdhunoi, në prani të dy anëtarëve të stafit mjekësor.