Aksident i rëndë në Gjilan/ Plagosen pesë persona 


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 00:05 në Gjilan, ku për  pasojë janë lënduar pesë persona.

Referuar raportit të policisë, i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar makinën Vë Jetta me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën del jashtë rruge dhe godet një urë betoni.

“Si pasoj e aksidentit drejtuesi dhe katër pasagjer (dy femra kosovare, një mashkull kosovar dhe nja mashkull shtetas i huaj) kanë pësuar lëndime trupore dhe te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Gjilanit, ku dy prej tyre si pasoj e lëndimeve të renda janë transportuar ne QKUK Prishtinë”, thuhet në raport.