“Virusi është shfaqur në 6 tipe të ndryshme”/ Infeksionisti: Ai që shkaktoi pandeminë është zhdukur


Infeksionisti Ilir Tolaj është shprehur se virusi është duke u shfaqur në 6 tipe të ndryshme. Kjo ka sjellë edhe vështirësi për të zbuluar anti-trupat që e vrasin.

Ndërkohë, infeksionisti thekson se është në hapat e fundit studimi ndaj tij dhe rezultatet duken mjaft shpresëdhënëse.

Shkencëtarët e Universitetit të Bolonjës, e që ka përfshirë analizën e 48635 gjenomeve të virusit, të izoluara në laboratorët e ndryshëm në gjithë botën. Studimi është publikuar në revistën shkencore Frontiers in Microbiology”. Në një reagim për Klan Kosova, mjeku tha se rezultatet e para të këtij studimi janë mjaft shpresëdhënëse.

“Aktualisht janë të njohur 6 tipe të virusit SARS Cov 2, meqë tipi L, ai i pari që e ka shkaktuar epideminë në Ëuhan, i izoluar në nëntor 2019, tashmë është zhdukur. Tani nëpër botë më së shumti është i përhapur tipi G i virusit; diku rreth 74% të të gjitha mostrave i takojnë këtij tipi. Pos këtyre 6 tipeve kryesore të virusit SARS Cov 2, hulumtuesit kanë identifikuar edhe disa muatacione të tjera të rralla (<1%), të cilat, nuk janë shqetësuese edhe pse edhe ato po monitorohen me kujdes.”