VIDEO/ Tragjike në Greqi, pacienti shqiptar masakron infermieren dhe hidhet nga kati i katërt


Një ngjarje tronditëse ka ndodhur së fundmi në Greqi.

Bëhet fjalë për një pacient shqiptar 59-vjeç i cili ka sulmuar infermieren.

Ngjarja ka ndodhur pasi ai e ka thirrur për ndihmë.

Kështu, pacienti i operuar një javë më parë nga pneumotoraksi ka pritur të hyjë infermierja në dhomë dhe më pas e ka sulmuar me thikë duke e hedhur në tokë dhe më pas duke e qëlluar me duar.

Pas kësaj, ai hoqi serumet me forcë dhe vrapoi nëpër korridor. U ngjit në katin e katërt nga shkallët e sigurisë dhe u hodh në hapësirën e brendshme të spitali, duke gjetur vdekje të menjëhershme.

Mësohet se për 48 orë, 59-vjeçari do merrte fletëdaljen dhe nuk kishte asnjë të dhënë për probleme psikike

Ndërsa infermierja e plagosur ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, ajo ka marrë plagë të rënda në kokë, kraharor e të tjera më të lehta, të shumta, në duar e këmbë.