Lajm i fundit/ “Plas” grushti mes policit dhe dy të rinjve


Një sherr banal ka ndodhur mes një polici dhe dy të rinjve. Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj të Kosovës.

Pamjet janë të siguruara nga një qytetar i rastësishëm dhe shihet se polici me uniformë konfliktohet me një prej djemve, ndërsa djali tjetër mbahet nga një person që edhe ai besohet të jetë polici civil.

Ende nuk dihen rrethanat e sherrit mes tyre.