Merkel thërret Kurtin në takim/ Vuçic: Askush nuk mund të më thotë “merre ose lëre”


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se po pret të takohet me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Vuçiç tha se me Merkelin do ta diskutojnë çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, ka deklaruar ai.

Të shtunën Merkel i ka dërguar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për t’u takuar në Berlin.

Në letrën e kancelares thuhet se para qeverisë së re janë detyra të rëndësishme si sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo ka thënë se kryeministrin e ri e presin punë të vështira në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike. Po ashtu, sipas saj, sfidë e Kurtit mbetet dialogu me Serbinë.

“Këto janë hapat kryesorë në përforcimin e perspektivës evropiane të vendit tuaj”, thuhet në letrën e Merkel drejtuar Kurtit. /FastNewsAlbania