“E kërkoi me aq këmbëngulje”, Meta zbardh takimin me Alex Soros


Presidenti Ilir Meta ka folur sot sërish vizitën e papritur të Alex Soros, djalin e Xhorxh soros në Tiranë.

I ftuar sot në emisionin “360 gradë”, Meta ka thënë se takimi ishte kërkuar nga Soros kohë më parë dhe shtoi se mes tyre nuk ka patur lidhje me mini-shengenin.

“E dramatizuat mjaft këtë takim. Po e relaksoj pak. Që Ilir Meta të dorëzohet kjo është pak si me hile. Por që Ilir Meta të ketë frikë të takojë dikë dhe t’ja thotë publiksht atë që mendon pasi ja ka thënë publiksht e ka për detyrë apo jo? Aq më tepër kur dikush e kërkon një takim me insistim dhe aq më tepër kur unë kam thënë edhe kur kam bërë akuzat në lidhje me kapjen e sistemit në korrik që është i mirëpritur në Shqipëri për çdo gjë, por jo për këto gjëra.

Nëse ti ndikon për kapjen e shtetit, të i kundërtën e asaj që predikon, këtu ka përplasje. I kam shprehur mendimet e mia për kapjen e drejtësisë, i kam sqaruar edhe situatën më të fundit për Gjykatën Kushtetuese, për çështjet e tjera që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe mediat dhe së treti për shoqërinë civile. U diskutua dhe për situatën e tërmetit, e ngriti zotëria. Nuk ka pasur asnjë diskutim për minishengenin. Ka qenë takim i kërkuar, edhe në gusht por s’kam qenë këtu. Ka qenë takim zyrtar”, u shpreh Meta.