Plas sherri mes socialistëve, Bashkim Fino braktis mbledhjen pas debatit me Manjën


Ende pa kaluar java nga debati në mbledhjen e kaluar të Komisionit Parlamentar të Ligjeve deputetët socialistë Bashkim Fino dhe Ulsi Manja që është njëherësh kryetar i këtij komisioni, janë përplasur sërish me njëri-tjetrin.

Në mbledhjen e sotme Fino kundërshtoi miratimin e nenit 41 në këtë rend dite, kërkesë e cila nuk është marrë parasysh nga anëtarët e komisionit të cilët e kanë miratuar unanimisht.

Menjëherë pas miratimit Fino ka vendosur të largohet nga salla duke braktisur mbledhjen pak para përfundimit të saj.

Kujtojmë se javën e kaluar debatet midis dy socialistëve janë zhvilluar për shkak të vendimit të Gjykatës së Strasburgut mbi pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë.