Mbyllet takimi me koordinatorët e Veriut, Rama porosi të veçantë për gratë


Në bazë të ndarjes së re, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur në Tiranë sot drejtuesit politik të katër qarqeve në veri të vendit. Ditmir Bushati i Shkodrës, Lindita Nikolla e Lezhës, Olta Xhaçka e Kukësit dhe Ilirt Beqja i Dibrës janë pritur sot në selinë e PS nga Rama ku është folur për riorganizimin e partisë në bazë.

Në këtë takim një theks të veçantë Rama i ka kushtuar edhe çështjes së heqjeve të njerëzve nga puna.

“Nuk do hiqet asnjë nga puna nga bashkitë ku kanë qenë të djathtët në drejtimin e tyre. Të shihen vetëm postet politike. Nuk duhet prekur asnjë grua e vajzë. Çdo vendim të merret në bazë të meritës”, ka qenë porosia e shefit të mazhorancës.

Vlen të përmendim se në votimet e 30 qershorit nuk mori pjesë opozitë ndërsa në shumicën e bashkive pati vetëm një kandidat.