Kryemadhi plas ‘bombën’: Ka disa përgjime për Veliajn dhe Spiropalin


Historia e përgjimeve duket se nuk do të marrë fund në vendin tonë. Është kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cila ka paralajmëruar përgjime të reja.

E ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, Kryemadhi saktësoi se bëhet fjalë për të ashtuquajturën dosja “306”, e cila përfshin disa nga figurat më të rëndësishme të PS-së, mes tyre edhe Erion Veliaj.

“Dosja 306 është dosja e Alket Hysenit, Ulsi Manja, Elisa Spiropalit, Damian Gjiknurit apo e Lali Erit. Në 30 qershor nuk i kemi rënë daulleve dhe gajdeve. Janë të gjithë, do t’u vijë koha. Atë zullumi i vetë do ta mbysi. S’ka parë asgjë akoma ai,”-tha Kryemadhi.