Deputeti zbulon planin befasues: Rama do të emërojë dy zv.kryeministra nga Opozita e Re


Ditët e fundit në media është lakuar lajmi se në muajin shtator kryeministri Rama do të bëjë ndryshime në qeveri.

Edhe deputeti Lefter Maliqi e mbështet këtë ide duke deklaruar se kreu i qeverisë do të shtojë edhe dy zëvendëskryeministra të cilët sipas tij do t’i marrë nga opozita e re në Kuvend.

Duke folur edhe për kërkesën e PS për shkarkimin e Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë Maliqi shkruan se Rama po blindohet nga të gjitha anët, në krah të majtë me rilindjen dhe në krah të djathtë me opozitën e re, ndërsa socialistët nuk i sheh dot me sy.

REAGIMI I PLOTE I DEPUTETIT LEFTER MALIQI

Iku dhe një socialist. Rama shkarkon Arben Malajn si anetar bordi i Bankes se Shqiperise. Rilindja si sheh dot me sy socialistet. Mqse qeveria eshte mbushur me Rilindas kemi mbi 3 fish zv.ministra sesa ministra. Burime te sigurta Rama do shtoj dhe 2 zv.Kryeministra nga Opozita e re mqse dhe keta jane njelloj si Rilindasit ,më të mire se socialistët.

Mbahu kalorës fort,po blindohesh nga të gjitha anët,krahe te majte Rilindjen,krah te djathte Opoziten e re, ushtarë rezervë të pakënaqurit e PD, kundërshtar opozitën dhe socialistët. Suksese në jetë 30 Qershori ishte test i fitores tënde të thelle. Po shkon nga fitorja ne fitore. Rama rrofte Rilindja dhe Opozita e Re,poshte Partia Socialiste”