Ç’po ndodh në PS? Rama takim ‘kokë më kokë’ me drejtuesit e 4 qarqeve


Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim në selinë rozë me koordinatorët e Partisë Socialiste në Qarqet e veriut të Shqipërisë.

Mësohet se në takim janë të pranishëm 4 drejtues të qarqeve të veriut, atë të Shkodrës, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës.

Bëhet me dije se rreth orës 17:00 Taulant Balla do të mbledhë drejtuesit e 4 qarqeve të Shqipërisë së Mesme ndërsa Gramoz Ruci do të mbledhe drejtuesit e qarqeve të Shqipërisë së Jugut.