Basha komunikon me gazetarët, Kryemadhi bisedon pas krahëve me aleatin historik në PD (FOTO-VIDEO)


Pas takimit në selinë blu me aleatët e opozitës, kreu i PD Lulzim Basha u ndal në një komunikim me gazetarët.

Basha foli për mënyrën se si do të vijojë aksioni opozitar në ditët e ardshme por në komunikimin e tij me mediat ka tërhequr vëmendjen veprimi i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

Kjo e fundit pasi dëgjoi për disa minuta atë që po thoshte Basha u shkëput dhe filloi të bisedonte me Dashamir Shehin pas krahëve të kryedemokratit.

Biseda ishte spontane dhe dukej se për këta dy aleatë të Bashës ajo cfarë po i thoshte ky i fundit gazetarëve nuk kishtë shumë rëndësi.