Tre deputetët e PS dorëzuan sot mandatet, zbulohet kush do jenë zëvendësuesit


Tre deputetë të  Partisë Socialiste dorëzuan sot mandatet e tyre.

Pjerin Ndreu, Rakip Suli dhe Ilir Xhakolli dhanë dorëheqjen si deputet për shkak se do të garojnë për postin e kryebashkiakëve në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

“Dorëzuam dorëheqjet nga mandati i deputetit! Mirënjohje e Respekte për një nga njerezit më të mire që pata shansin te takoj në politike. Komoditeti që të jep Gramoz Ruci eshte mbështetje dhe inkurajim për të gjithë deputetet. Do na mungojë pjekuria, urtësia, drejtesia dhe korrektesa e tij model!”, shkruan Ndreu në një postim në Facebook.

Ndërkohë, deputetët e larguar do të zëvenësohen në Kuvend.

Pritet që Pjerin Ndreun ta zëvendësojë e radhës në listën e qarkut të Lezhës, Adriana Jaku. Rakip Sulin pritet ta zëvendësojë Eljo Hysko dhe Ilir Xhakollin, Ardit Konomi.

Eljo Hysko njihet nga të gjithë edhe si vëllai i moderatorit të njohur Turjan Hysko por edhe si kreu i Forumit Rinor të Partisë Socialiste FRESSH.

Adriana Jaku

Eljo Hysko

Ardi Konomi