Tjetër “tradhëtar” në rradhët e Partisë Demokratike, kush është deputeti më i ri në Kuvend


Një kandidat tjetër nga rradhët e Partisë Demokratike ka dorëzuar sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit.

Ai është Halit Valteri, kandidat për Qarkun e Tiranës.

Pas miratimit të mandatit nga KQZ, Valteri do të bëjë betimin në Kuvend për tu bashkuar me opozitën e re.

Së bashku me Valterin numri i deputetëve në Kuvend shkon në 117.

Opozitës së re i duhen edhe 23 deputetë që të plotësohet numri i kërkuar në Kuvend, që është 140.