Rama tha se më 21 janar nuk u hodh asnjë gur ndaj Kryeministrisë, Vasili i nxjerr videon: Gënjeshtar ordiner


Një ditë pasi kryeministri Edi Rama përmendi protestën e 21 janarit dhe tha se në atë kohë protestuesit nuk hodhën asnjë gur e jo më të hapnin zjarr ndaj kryeministrisë, ka ardhur dhe përgjigja e ish-deputetit të LSI Petrit Vasili.

Vasili ka publikuar një video nga protesta e 21 janarit, ku shfaqen disa efektivë policie të plagosur.

“Se çfarë ka ndodhur përpara kryeministrisë në 21 janar se si  gjakosej policia dhe si digjej palma dekorative nga vetë Edi Rama dhe kuptoni çfarë gënjeshtari ordiner qeveris Shqipërinë”, shkruan Vasili.