Një karrocë fëmije dhe policë që i ruhen shiut, ç’po ndodh tani para kryeministrisë? (FOTO)


Duhen edhe 10 minuta nga ora zyrtare e fillimit të protestës së Opozitës në Tiranë. Edhe pse me reshje të dendura shiu që nuk kanë pushuar prej disa orësh, në kryeqytet pritet të vijnë militantët e Opozitës që kërkojnë largimin e kryeministrit Rama dhe të qeverisë së tij.

Disa foto të publikuara pak minuta para fillimit të protestës, tregojnë një panoramë deri diku të qetë. Një karrocë fëmijësh e mbuluar me flamurin kombëtar kalon para kryeministri, ku janë rreshtuar policët, të cilët provojnë t’i ruhen shiut me ç’të munden.