Meta pret Thaçin: Kosova meriton liberalizimin e vizave


Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në një takim kreun e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçin. Duke përfituar nga qëndrimi i Thaçit në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijuni, Meta e ka pritur në një takim kokë më kokë presidentin kosovar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se në takim u fol për rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe se Kosova e meriton tashmë liberalizimin e vizave.

Postimi i Ilir Metës në facebook:

Shumë i kënaqur të takohesha sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijuni.

Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe nënvizuam nevojën e rritjes së bashkëpunimit rajonal, si domosdoshmëri për integrimin europian.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, mëse i merituar