Dy orë përpara protestës, Rudina Hajdari ka një mesazh për të dyja palët


Dy orë përpara nisjes së protestës së opozitës, deputetja Rudina Hajdari ka shkruar një mesazh për të dyja palët.

Në një postim në rrjetin social tëitter, Hajdari i uron fillimisht shërim të shpejtë sekretarit organizativ të PD Sahit Dollapi dhe më pas bën thirrje të shmanget dhuna në protestën e sotme.

“Duke marrë parasysh pasojat e dhunës të së shtunës & duke i uruar shërim të shpejtë Sahit Dollapit dhe të gjithë të lënduarve, uroj që të shmangim përplasjen vëllazërore sot. Kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë dhe sjellja barbare i bën të baras-fajshme të dyja krahët”, shkruan Hajdari.