Ambasada Britanike dënon sulmin ndaj Borchardt: Dhuna nuk është zgjidhje


Kur duhen edhe fare pak minuta nga fillimi i protestës së Opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka ardhur reagimi i ambasadës britanike në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, selia britanike shkruan se e drejta e protestës nuk duhet të përzihet me dhunën.

Më tej në deklaratën e saj, kjo ambasadë ka dënuare dhe dhunën e ushtruar ndaj ambasadorit, të OSBE, Bernd Borchardt.

Në fund ambasada e Britanisë iu bën apel të gjitha palëve që të gjejnë rrugën e kompromisit.

“E drejta për të protestuar është përbërës themelor i një demokracie të shëndetshme. Por protestat duhet të jenë paqësore. Ne dënojmë dhunën që u zhvillua gjatë protestës së 11 majit nga e cila u plagosën si policë dhe protestues dhe shkaktoi dëme në pronë.

Ne u kërkojmë liderëve të opozitës të dënojnë dhunën dhe të sigurojnë që protestat që ata mbajnë të jenë paqësore dhe të mbahen në përputhje me ligjin.

Ne gjithashtu kërkojmë që policia të tregojë përmbajtje dhe të respektojë sundimin e ligjit që ata mbështesin. Ne dënojmë me gjithë zemër intimidimin e ambasadorit të OSBE-së dhe dëmet e shkaktuara në rezidencën e tij zyrtare. Nuk ka vend për veprime të tillë në një demokraci moderne.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të hyjnë në dialog, e cila është mënyra e vetme në të cilën ngërçi tanishëm mund të zgjidhet. Dhuna dhe retorika nuk janë përgjigje”, deklaron ambasada britanike.